AKTUALITET, 28 Mars 2021, 22:12

Kosnett pas mbërritjes së vaksinave të para në Kosovë: Së bashku ne mundemi

Kosnett pas mbërritjes së vaksinave të para në Kosovë:
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka reaguar pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë. Në një postim në Twitter diplomati ka shprehur kënaqësinë për arritjen e vaksinave të para për Kosovën. “I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës që arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenar për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett. Kontingjenti i parë me 24 mijë vaksina nga mekanizmi Covax mbërritën mbrëmjen e sotme në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa për t’i pritur ato ishte edhe kryeministri Albin Kurti.