AKTUALITET, 28 Mars 2021, 22:02

“Rilindja i ka prerë në besë”/ Monika Kryemadhi: Qytetarët në Elbasan i mbajnë mend mirë premtimet e gënjeshtërta!

“Rilindja i ka prerë në besë”/ Monika Kryemadhi:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook një video me deklaratat e disa qytetarëve në Elbasan, të cilët thonë se qeveria nuk ka mbajtur premtimet.

Sipas Kryemadhit Rilindja i ka prerë në besë qytetarët, duke i mashtruar dhe varfëruar.

“Qytetarët në Elbasan i mbajnë mend mirë premtimet e gënjeshtërta vetëm për vota të Rilindjes, e cila i ka prerë në besë duke i mashtruar, duke i varfëruar dhe i ka lënë të vetëm.

Më 25 prill qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë do t’i ndëshkojnë me votë. Bashkë sjellim ndryshimin dhe një qeverisje që punon për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.