TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se personi është nga Kosova dhe se është marrë në pyetje. Sipas Policisë, marrja në pyetje nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi do të dërgohet në mbajtje.
Ndërkohë, në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se më 6 gusht 2026 është marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për Vido Gjuriçiç, i lindur më 11 shkurt 1973 në Mitrovicë.
Sipas vendimit të MPB-së, Gjuriçiç ka qenë shtetas i Kosovës dhe njëkohësisht shtetas i Republikës së Serbisë.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se Gjuriçiç “është anëtar i forcave policore të një shteti tjetër” dhe se për këtë nuk ka marrë pëlqimin e organit kompetent.
Sipas MPB-së, një veprim i tillë lidhet me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Rasti është zhvilluar në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa autoritetet kosovare kanë vijuar procedurat përkatëse ndaj pjesëtarit të MUP-it serb.