BALLKAN, 8 August 2026, 15:08

Kurti kërkon marrëveshje politike për Presidentin, LVV tërheq kandidaturën

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për mediat pas tensioneve që ndodhën më herët në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kurti u shpreh se po kërkon një marrëveshje politike për të zgjedhur presidentin e Republikës, proces i cili pasi dështsoi disa muaj më pari u hapi rrugën zgjedhjeve të reja.

Ai u shpreh se LVV kërkon një president konsensual dhe për këtë arsye Glauk Konjufca nga partia e tij e ka tërhequr kandidaturën.

Sakaq, ai ritheksoi se zgjedhjet e reja nuk do të ishin një ngjarje në dobi të Kosovës, pas përsëritjeve të vazhdueshme në vazhdën e ngërçit politik në vend.