TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shtruar një darkë në nder të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi.
Në një postim në Instagram, Vuçiç i uroi mirëseardhjen Zelenskit në Beograd, duke theksuar se darka ishte rasti i parë për të hapur bisedimet mbi temat që do të jenë në fokus të takimeve zyrtare.
“Është kënaqësi të kem mundësinë të pres presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili për herë të parë ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi. Jam i bindur se kjo vizitë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës, si edhe të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Vuçiç.
Ai shtoi se gjatë darkës u diskutua edhe për rrugën evropiane të Serbisë dhe Ukrainës.
Presidenti serb theksoi gjithashtu se pritja ishte një mundësi për t'u prezantuar mysafirëve frymën e Serbisë dhe një pjesë të traditës së vendit.