TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndahet nga jeta para kohe efektivi i Policisë Bashkiake të Tiranës, Besfort Dajçi.
Lajmin e kanë ndarë në rrjetet sociale kolegët e tij.
Mësohet se, efektivi vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën e humbi betejën.
Ngushëllime janë shprehur për këtë humbje nga familjarë, miq dhe kolegëve të të ndjerit si edhe Bashkia e Tiranës.
“Policia Bashkiake Tiranë, me keqardhje dhe pikëllim të thellë, mori sot lajmin e trishtë, për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të efektivit shembullor Besfort Dajçi. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt. ?”, shkruan Policia Bashkiake në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale.