TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me zbutjen e pandemisë së Covid-19, nga ekranet shqiptare ka ardhur dhe një tërheqje graduale, deri në zhdukje, e doktorit legjendar, Pëllumb Pipero.
Ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim Piperon në shërbim të popullit, nga ekrani në ekran, tashmë ai nuk po shfaqet asgjëkundi, duke lënë një hapësirë bosh, që me gjasë do të mbushet nga lideri suprem Edi Rama, që rrëmben të gjitha llojet e audiencave.
Një tjetër detaj që bëri përshtypje të madhe nga kjo zhdukje e Piperos, ishte fakti se kryeministri Rama nuk e kishte përfshirë doktorin e famshëm, në mbledhjen virtuale të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Aq shumë po ndihet mungesa e Piperos në ekranet tona, sa disa qytetarë janë gati të nisin peticione online, për të kërkuar rikthimin urgjent të doktorit, bashkë me pikturën e tij të famshme, vazon me lule që sjell shpresë.
/TPZ.al/