TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë për "Syri Tv", ka bërë një sërë deklaratash, kryesisht lidhur me fatin e Teatrit Kombëtar, por edhe dashurinë e tij reciproke me Edi Ramën.
Veliaj tha se Teatri do të shembet dhe se do të ndërtohet një teatër i ri me kredi.
Kryebashkiaku deklaroi se marrëdhënia e tij me Edi Ramën, është shumë e afërt, duke thënë se ata të dy, janë “mish e thua”.
“Sa është mishi me thoin bashkë, jam unë me Edi Ramën. Jemi një skuadër”, tha Veliaj.
Tashmë që i ka mbetur "në dorë" Teatri Kombëtar, ndoshta me këtë deklaratë, se ai dhe Rama janë "mish e thua", kryebashkiaku kërkon të na tregojë, se ky është një projekt i përbashkët dhe se nuk është vetëm ai që po vendos të shembë teatrin.
Në fakt, askush nuk kishte ndonjë dyshim për këtë gjë. Plani për shembjen e Teatrit është një plan i vjetër i Edi Ramës, i cili ka zgjdhur si ekzekutor, Erion Veliajn, që është gati të bëjë gjithçka, për të siguruar dashurinë e shefit dhe ecurinë në karrierën e tij politike. Ai mund të durojë fëlliqje nga më banalet, ku i ulërasin "lyej shkallët që pa gdhirë", deri tek njollat më të rënda siç do të jetë shembja e Teatrit Kombëtar.
/TPZ.al/