LIFESTYLE, 3 Dhjetor 2017, 13:45

Ndahet Eni Koçi më të dashurin Genc Prelvukaj?

Ndahet Eni Koçi më të dashurin Genc Prelvukaj?

Ditën e sotme një foto e Eni Koçit ku shkruante "Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta...", bëri xhiron në media dhe u përfol se ajo dhe Genc Prelvukaj janë ndarë.

Pak orë pas postimit të Enit, ka reaguar edhe Genci i cili gjithashtu ka bërë një postim në Instagram ku duket se i drejtohet indirekt Enit e ku e akuzon se ajo e vrau dashurinë duke ja lënë atij fajin.

"Ti e vrare dashninë e ma le armën në dorë...", shkruan Genci në foton ku shfaqet duke ecur me një fytyrë të mërzitur.

Dyshja prej kohësh nuk janë parë më bashkë e kjo i shton edhe më shumë dyshimet për ndarje, megjithatë mbetet për t'u parë.

[gallery ids="30259,30260,30261,30262,30263,30264,30265,30266,30267,30268,30269,30270,30271,30272,30273,30274,30275,30276"]