LIFESTYLE, 2 Dhjetor 2017, 22:31

Rudina Dembacaj: E ngacmova e para, ja si e kam njohur partnerin tim!

Rudina Dembacaj: E ngacmova e para, ja si e kam njohur partnerin tim!

Mori famë me rolin e Jozefina Topallit, por tashmë është moderatore e emisionit të saj dhe në të njëjtën kohë pjesë e spektaklit "Dance with me".

Aspak e ndrojtur, gazmore, e parezervuar dhe padorashka, ajo përpiqet të krijoj imazhin specifik të sajin.

Në një intervistë në "Chic" në News24, Rudina Dembacaj ndër të tjera ka folur dhe për jetën personale, se si ajo ka njohur partnerin e saj.

"Im shoq është inxhinier mekanik, ka një servis të vetin, aty ku e njoha unë se mu prish makina. Ai në fillim s’ma varte fare, e gjuaja unë. Mua më prishej pak si shpesh por ai e rregullonte shpejt. Më ka kuptuar që ditën e parë që jemi njohur. Ne u njohëm me kushtin tim që unë të mos kisha asnjë lidhje serioze. I thashë dëgjo se nuk kam nerva për lidhje serioze. Me mua je sot, nesër mos i bjer telefonit, pastaj i rashë vetë telefonit dhe që ditën e parë që ndenjëm, nuk u ndamë më kurrë. Unë ditën e dytë e mora vetë në telefon. Ai ishte i sigurt që do ta merrja se kjo siguri e mban gjallë. Ashtu ndodhi", - u shpreh aktorja.