SPORT, 18 Qershor 2018, 16:24

Ndahen grupet para shortit, zbulohen ekipet që mund të “peshkojë” Kukësi në Champions

Ditën e sotme, UEFA ka bërë publike edhe ndarjen e skuadrave në grupe për shortin e Ligës së Kampioneve. Gjithsej janë 3 grupe, me nga 10 skuadra, ku 5 të cilat janë favorite(me të zezë) do të kenë përballë një nga 5 ekipet jo favorite.

uefa shorti

Kukësi gjendet në grupin e tretë, i cili përmban 12 ekipe dhe gjendet mes ekipeve favorite, dhe nga ekipet e tjera jo favorite, mund të “peshkojë” Spartak Trnavën, Valetën, Alashkert, Sutjeskan, Spartaks Jurmala, dhe Flora Talin.

Gjithashtu, ekipi tjetër shqiptar, Shkëndija e Tetovës, gjendet në grupin e parë mes ekipeve jo favorite, dhe parashikohet një kundërshtar i fortë në letër për ta, mes Apoelit, Karabagut, Sherif Tiraspolit, Nju Saints apo Videoton. Kujtojmë që shorti do të hidhet ditën e nesërme, më datë 19, në orën 12:00.

Group 3

Celtic (SCO)

Astana (KAZ)

Crvena zvezda (SRB)

Hapoel Beer-Sheva (ISR)

Kukës (ALB)

Zrinjski (BIH)

Spartak Trnava (SVK)

Valletta (MLT)

Alashkert (ARM)

Sutjeska (MNE)

Spartaks Jūrmala (LVA)

Flora Tallinn (EST

Group 1

APOEL (CYP)

Qarabağ (AZE)

Sheriff (MDA)

The New Saints (WAL)

Videoton (HUN)

Shkëndija (MKD)

F91 Dudelange (LUX)

Olimpija Ljubljana (SVN)

Sūduva (LTU)

Torpedo Kutaisi (GEO)

Group 2

Ludogorets Razgrad (BUL)

Legia Warszawa (POL)

Malmö (SWE)

Rosenborg (NOR)

HJK Helsinki (FIN)

Víkingur (FRO)

Crusaders (NIR)

Winners of the preliminary round

Cork City (IRL)

Valur Reykjavík (ISL)