SPORT, 17 Qershor 2018, 22:12

Bind Zvicra e shqiptarëve, Brazili i Neymarit nuk shkon më shumë se barazimi

Bind Zvicra e shqiptarëve, Brazili i Neymarit nuk shkon më shumë

Brazili nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Zvicrës së shqiptarë. Skuadra e Tites, kaloi e para në avantazh me super golin e Kutinjos në minutën e 20-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në avantazhin e një goli.

Në pjesën e dytë, zviceranët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 50-të me anë të Zuber, i cili goditi saktë me kokë nga brenda zonës.

Pas këtij momenti, Zvicra arriti të mbronte rezultatin, duke provuar disa herë me kundërsulme. 4 ishte numri i shqiptarëve që u aktivizuan timi u zëvendësua në minutën e 71-të. Sfidën e radhës Brazili do e luajë ndaj Kosta Rikës, ndërkohë që Zvicra do të përballet me Serbinë.