AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 21:54

Nazarko: Protesta historike, studentët po përfaqësojnë një energji të re politike!

Nazarko: Protesta historike, studentët po përfaqësojnë

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh  se studentët po përfaqësojnë një energji të re politike në Shqipëri.

Sipas Nazarkos studentët kanë qenë bindës për kërkesat e tyre duke mos u ulur me kryeministrin Edi Rama për dialog. Nazarko tha se shndërrimi i lëvizjes studentore në një lëvizje të re politike, është i mundur sepse kanë dalë shumë studentë në protestë në mënyrë spontane.

“Studentët nuk kanë nevojë për avokaturë, protesta është e rëndësishme pasi kanë dalë në shesh të pa paguar nga askush, pra për herë të parë protestojnë kaq shumë studentë, kjo ndodhi në mënyre spontane duke treguar cilësi të re proteste.

Ata kanë qenë më bindës, edhe në atë kërkesën e Edi Ramës për dialog, duke mos u ulur me kryeministrin për negociata. Studentët përfaqësojnë energji të re politike,  sot janë zhdukur ideologjitë politike, shndërrimi i tyre në një lëvizje politike është  i mundur.”/TPZ.AL

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2151774628272322/