AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 21:19

Arlind Qori: Rama lëshoi shumë pak, po tenton të përçajë studentët

Arlind Qori: Rama lëshoi shumë pak, po tenton të

Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se vendimet e fundit të Edi Ramës për studentët dhe arsimin e lartë, janë tregues se kryemininistri po lëshon shumë pak dhe po mundohet të përçajë studentët.

Qori tha se problemi kryesor është ligji për arsimin e lartë dhe se pa rrëzimin e tij nuk mund të ketë realizim të tetë kërkesave të studentëve.

Edhe simbolikisht edhe përmbajtësisht, Rama po përpiqet të lëshojë shumë pak dhe të përcajë studentët.

Rama është tërhequr shumë pak, e kemi quajtur “shumë pak, shumë vonë dhe me hilë”. Rama i ka dhënë zgjidhje vetëm tarifave, për nivelin e parë të studimit. Në nivelin master ku studiojnë 30 mijë student, qeveria ka premtuar ulje tarife për shumë pak prej tyre.

Qeveria thotë se arsimi do jetë falas për kategoritë në nevojë, por kështu ka qenë gjithmonë. Qeveria nuk i jep zgjidhje bajraktarizmit në universitete. Duhet barazuar vota studentore me atë të pedagogëve, por Rama thotë se nuk ka asnjë vend në botë që e ka këtë. Ne dimë se ka shumë universitete në botë që e kanë shumë më të lartë se 10% votën studentore.

Rama nuk e bën këtë sepse preket ligji i arsimit të lartë.

Qeveria nuk ka interes që studentët të fuqizohen brenda universitetit, sepse po të forcohen studentët rrezikohen, Rama, Meta, Basha.

Qeveria nuk ka ndërmend të rrëzojë ligjin për arsimin e lartë. Është një ligj klientelistë, i cili lejon që universitetet private të fusin duart tek paratë publike“.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2145598402164029/

/TPZ.AL/