TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Mentor Nazarko u shpreh për emisionin “Të Paekspozuarit”, se lëvizja studentore ka potencial të shndërrohet në lëvizje politike.
Më tej analisti shpjegoi se studentët duhet të kenë një përfaqësi politike për të përcjellë problemet e tyre, pasi gjithmonë do të ketë situata problematike. Sipas analistit kryeministri Edi Rama do ta rishikojë Ligjin e Arsimit të Lartë por për momentin ka nevojë për siguri, sepse nuk do që të rrëzohet nga pushteti.
Nazarko tha se Rama duhet të shkëputet nga ministra, këshilltarë dhe oligarkë të caktuar të cilët janë të lidhur më të gjitha pushtetet.
“Ka potenciale që lëvizja studentore të shndërrohet në parti politike, aty brenda ka të rinj të të gjithë forumeve të partive politike. Studentët duhet të kenë një përfaqësi të tyren.
Rama ka bërë diçka, ai e ka zhvendosur protestën nga ministria e Arsimit tek Kryeministria. Besoj se Rama do ta rishikojë “Ligjin e Arsimit të Lartë”, ai ka nevojë për siguri, pra nuk do ti rrëzohet pushteti. Kryeministri po tenton të përçajë studentët.
Rama për shkak të protestës së studenteve është përballë dy dilemave, ai duhet të tregojë që do shkëputet nga oligarkët, të cilët janë të lidhur më të gjitha pushtet. Duhet të shkëputet nga ministra të caktuar dhe kryetar bashkish, nga këshilltarët dhe burokratët.
A do ngrihet mbi këta apo jo? Këto janë dy dilemat, ose të ngrihet mbi veten e vjetër. Rama duhet të ketë një përgjigje për këtë. Lidhja e tij më këto kategori ka ende hapësirë ."/ TPZ.AL