TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Peshëngritja ruan statusin e sportit më elitar në vend, në të mirë dhe në të keq, shtanga kuqezi mbetet kryefjala në arenën ndërkombëtare.
Kuqezinjtë e nisin me këmbën e mbarë kampionatin europian që po zhvillohet në Rusi.
Evangjelia Veli arriti të sigurojë medaljen e parë duke u renditur e treta në stilin e shkëputjes. Dy muaj më parë kishte njoftuar largimin nga peshëngritja por rikthehet duke i dhuruar Shqipërisë një medalje bronzi.
Në peshën 54 kg, Veli e nisi me 87 kg duke kaluar me sukses provën e parë, në të dytën provoi me 89 kg por pa mundur të mbajë shtangën lart.
Në provën e tretë provoi sërish me të njëjtën peshë 89 kg një provë e suksesshme që i dhurojë medalje bronzi.
Në stilin e shtytjes u tregua e saktë vetëm në provën e parë me 105 kg duke dështuar më pas në dy provat e tjera me 108 kg.
Pa frikë kjo mund të konsiderohet një arritje e madhe për shtangën kuqezi e cila në këtë europian shpreson shumë të arrije rezultate më të mëdha pasi të martën garon Briken Calja, kampioni në fuqi i Europës.
Calaja garon në peshën 73 kg ndërsa të mërkurën zbresin në pedanë, Danjel Godelli dhe Erkand Qerimaj.