TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sevilla i dha një asist të madh Barcelonës dhe Realit në garën e titullit por hyri dhe vetë në valle pasi mposhti 1-0 Atletikon e Madridit në @Ramon Sanchez Pizjuan@.
Në një ndeshje të dominuar të besuarit e Lopeteguit mund të kishin fituar dhe më thellë nëse do të tregoheshin të saktë përpara portës.
Në ndeshjen më të rëndësishme të javës, Sevilla shpërdoroi madje dhe një 11-metërsh me Ocampos, me Oblakun që e konfirmoi veten si i pakalueshëm nga 11-metrat.
Gjithsesi, vendasit mundën t’i gëzohen fitores në pjesën e dytë falë golit të shënuar nga Acuna në të 70-tën që konkretizoi superioretin e të tijve. Për Atletikon një humbje që e bën të shpërdorojë një epërsi të madhe që pati në klasifikim në fillim të vitit ndaj rivalëve.