AKTUALITET, 26 Mars 2019, 19:31

Muri i kufirit SHBA-Meksikë: Pentagoni autorizon transferimin prej 1 miliard dollarësh

Muri i kufirit SHBA-Meksikë: Pentagoni autorizon transferimin prej 1

Pentagoni ka autorizuar transferimin e 1 miliardë dollarëve për inxhinierët e ushtrisë, për ndërtimin e mureve të reja përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Fondet janë dhënë si pretekst për emergjencë kombëtare të deklaruar nga Presidenti Donald Trump për të anashkaluar Kongresin dhe për të ndërtuar pengesën që ai premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Demokratët kanë protestuar kundër kësaj lëvizjeje.

Fondet do të përdoren për të ndërtuar rreth 91 kilometra rrethim.

Presidenti Trump e ka quajtur situatën në kufirin jugor një "krizë" dhe këmbëngul se një pengesë fizike është e nevojshme për të ndaluar kriminelët që kalojnë në SHBA. Kritikët e tij thonë se emergjenca e kufirit vjen përshkak të politikave të tij. /TPZ.AL/