TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë tifozët e Juventusit kanë qenë në ankth për të mësuar më shumë rreth dëmtimit të Kristiano Ronaldos, që ditën e djeshme u largua nga fusha e lojës në minutën e 30-të të sfidës me Portugalisë dhe Serbisë, shkak i një tërheqjeje nën kofshë.
Ronaldo ndaloi vrapin dhe kërkoi menjëherë ndërrimin, ndërsa në fund të sfidës u shpreh për mediat se e njeh trupin e tij dhe e dinte se do të ishte gati për dy javë. çuditërisht ky është dhe rezultati i analizave paraprake që bën me dije ditën e sotme klubi i Juventusit, që konfirmon periudhën 2 javore të riaftësimit, por që gjithsesi njofton se do të kryhen dhe analiza më specifike në vijim.