TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të çuar për gjykim akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj tij.
Tahiri është shfaqur i shqetësuar pas kësaj seancë gjyqësore maratonë, teksa ka thënë se i vinte keq që njerëzit vuajnë dhe nuk marrin dot Drejtësi.
“Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush. Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj.
Sot dhe tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Nuk mund të jetë më një proces ku provat e ashtuquajtura trafikohen…Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade.
Unë nuk mërzitem dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal! E dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë. E gjitha është një absurditet. Unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë", tha Tahiri.