AKTUALITET, 26 Mars 2019, 18:42

18-vjeçari përplaset me motor dhe përfundon në koma. Transportohet me helikopter drejt…

18-vjeçari përplaset me motor dhe përfundon në koma.

Një 18-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në rrugën Turizëm- Kanali Cukës në Sarandë.

Arbër Dyleshari, duke drejtuar një motoçikletë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda me fraktura në gjithë trupin.

Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka shkuar në gjendje kome.

Në këtë situatë bluzat e bardha të Sarandës vendosën transportimin e tij me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.