AKTUALITET, 26 Mars 2019, 18:26

Denoncimi/ "Aplikimet për 150 vende në Polici, ja si mashtruan Rama dhe Lleshaj"

Denoncimi/ "Aplikimet për 150 vende në Polici, ja si mashtruan

Një qytetar ka denoncuar tek ish-kryeministri Berisha, mashtrimet, që sipas tij, janë bërë me garën për Policinë për plotësimin e 159 vendeve për studentët e Juridikut, Informatikës dhe Ekonomikut nbë Policinë e Shtetit.

Sipas tij, nga 150 vendet e njoftuara nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, vetëm 50 aplikantë janë shpallur fitues, dhe këta sipas qytetarit, në mënyrë jo transparente.

Statusi i plotë i Berishës:

Denoncohet kallp konkursi i Evinit dhe Vasal Kimikut te tij si mashtrim i ulet!

Lexoni mesazhin e aplikuesit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha! Para një muaji policia e lleshit hapi aplikimet në polici për 150 vende për studentët e degëve juridik, informatikë dhe ekonomik. Dje doli rama me lleshin edhe njoftuan per fituesit. Nga 150 qe ishte njoftuar vetem 50 u shpallen fitues edhe këta pa asnjë transparencë dhe asnjë njoftim. Nuk dim se cfarë tbëjm me këtë shtet dhe ku të ankohemi. Rrespekte dhe gjithë të mirat të urojë!