TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ferdinant Polia, ose siç njihej ndryshe në zonën e tij, Nardi, ishte një prej promotorëve të turizmit malor në zonën e Thethit.
32-vjeçari u ekzekutua të mërkurën e kaluar në momentin kur ndodhej në fshatin Grudë, ku kishte dërguar fuoristradën e tij në një servis. Autori i dyshuar K.S., 29 vjeç, e qëlloi atë me breshëri të një arme amerikane “Tompson”, pasi i preu rrugën me motor.
Pasi zbriti qetësisht nga motori “T Max”, 29-vjeçari qëlloi me breshëri ndaj Polisë, duke e lënë të vdekur në vend. Në makinë bashkë me 32-vjeçarin e vrarë ndodhej dhe një prej punonjësve të servisit.
Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Nard Polia nuk ruhej aspak, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim për t’u mbrojtur dhe gjithçka i ka ardhur në mënyrë të papritur. 32-vjeçari ka jetuar deri para 4 vitesh në Itali.
Në vendin fqinj ai është arrestuar nga Policia në vitin 2010, me akuzën e trafikimit të drogës, shfrytëzimit të prostitucionit dhe vjedhjes me dhunë. Bashkë me të u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë.
Polia rezulton se është dënuar me katër vite heqje lirie dhe në përfundim të burgut është dëbuar nga autoritetet për në Shqipëri. Pas kthimit në vendin e tij të lindjes, Nard Polia nisi të investojë në turizëm, si dhe u bë pjesë e Administratës për Zonat e Mbrojtura, detyrë që e mbante deri në ditën e vrasjes.