AKTUALITET, 26 Mars 2019, 17:26

Seanca ‘maratonë’ për Saimir Tahirin, Gjykata tërhiqet për vendim. Ja ç’po ndodh

Seanca ‘maratonë’ për Saimir Tahirin, Gjykata

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata kalimin e çështjes për gjykim, ndërsa mbrojtja e katër të hetuarve, përfshi edhe Saimir Tahirin, kërkuan pushimin e çështjes, pasi sipas saj, nuk ka prova.

Ndërkohë, Gjykata është tërhequr për të dhënë vendimin se çfarë do të bëhet me çështjen.

Burime thonë se, Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela, ka kërkuar nga gjykata pushimin e çështjes, por nëse vendos ndryshe, kërkojnë gjykim të shkurtuar.