Pamjet e një kamere të fshehtë janë publikuar mbrëmjen e së martës nga emisioni Stop në Tv Klan. Bëhet fjalë për Ismail Llocin nga Elbasani një person që e konsideron veten “hoxhë” dhe që mund të shërojë sëmundje me anë “të duarve të tij”.
Ai pretendon se heq mallkimet apo prekjen nga xhindet. Në video tregohet se si ai prek në vendet intime dhe puth vajzat që i shkojnë për vizitë. Ai pretendon se shëron me anë të prekjeve dhe “ndezjes së një qiriu në dritare”.