TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, përmes një mesazhi në rrjetet sociale reagoi me ironi ndaj deputetes Rudina Hajdari, vajzës së liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, në lidhje me mungesën e saj në nderimet e kryera pranë momunemtit të Dëshmorit të Demokracisë në Tropojë nga ana e Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta, në prani edhe të kongresmenit amerikan, Eliot Engel.
"Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë", shkruan me ironi, Mehmetaj.
Mesazhi i plotë
Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë. Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vertetë e cila nuk mund te shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më pare "autorizim". Kjo po çmend dynjanë!