TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar debatin në distancë mes drejtorit të Zërit të Amerikës për Euroazinë Elez Biberaj dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në “Facebook”, Vasili përdor një shprehje për deklaratat e kryeministrit dhe Biberaj.
“Lexova Elez Biberajn, që foli se kishte diçka për të thënë. Lexova dhe Edi Ramën, që foli, se diçka duhet të thoshte dhe mu kujtua shprehja e famshme: ‘Të mençurit flasin, sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë flasin, sepse diçka duhet të thonë!’”, shkruan Vasili.
