TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Viti 2018 ka shënuar rritje të numrit të ankesave në lidhje me zhvillimin e tenderave publikë. Komisioni i Prokurimeve Publike raporton se ankesat më të mëdha lidhen me vendimet e autoriteteve kontraktore në fazën e vlerësimit të ofertave. Përsa i përket sektorëve, shqetësues mbetet shërbimit privat i sigurisë fizike. Eksperti, Zef Preçi, shprehet se abuzimet me tenderat lidhen drejtpërdrejt me mbështetjen politike.
Mungesa e konkurencës në tendera është kthyer në një problem shumë të ndjeshëm në Shqipëri.
Në raportin vjetor të vitit të kaluar Komisioni i Prokurimeve Publike thekson se ka pasur një rritje të ankesave nga operatorët.
79 % e tyre lidhen me vendimet e autoriteteve kontraktore në fazën e vlerësimit të ofertave dhe 19.43%, janë paraqitur për kundërshtimin e kritereve të vendosura nga autoritetitet kontraktore.
Nga sektorët, numrin më të madh të ankesave e zënë ato në lidhje me procedurat e prokurimit për ofrimin e shërbimit privat të sigurisë fizike dhe shoqërim të vlerave monetare.
Zef Preçi: Mbështetja politike në konflikt të hapur interesi, dobësitë e institucioneve mbikqyrëse, mungesa e transparencës në procesin e vendimmarrjes ka bërë që të ulet efektiviteti i përdorimit të fondeve publike, të shtohen mundësitë dhe dyshimet për përfitime korruptive. Për rrjedhojë ndikimi i këtij procesi të shtrihet deri te vota e qytetarëve.
Eksperti, Zef Preçi, argumenton se deformimi i tregut në Shqipëri ka ardhur i ndikuar nga mbështetja politike.
Për drejtuesin e qendrës për kërkime ekonomike zgjidhje për abuzimet me paratë e taksapaguesve mbetet vetëm përfundimi i reformës në drejtësi.
Në total pranë KPP gjatë 2018 janë paraqitur 1158 ankesa, të cilat kundërshtojnë procedurat e zhvillimit të tenderave.