TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë ka mbetur shumë pak kohë deri në zgjedhjet lokale dhe PS i ka besuar sërish Erion Veliajt garën për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë nga ana tjetër PD nuk ka përcaktuar ende kandidatin, i cili do të rivalizojë me Veliajn për bashkinë.
Veliaj njihet si një njeri i propagandës, duke filluar që nga rrugët e pemët, e duke përfunduar deri te fëmijët.
Ai premtoi 0 ndërtime në kryeqytet dhe shtimin e hapësirave të gjelbëra, por në fakt ka ndodhur e kundërta, pasi Tirana është shndërruar në një kantier ndërtimi, ku po pakësohet oksigjeni ditë pas dite.
JOQ Albania ka bërë një sondazh, ku përball Veliajt ka vendosur personazhin e njohur vizatimor, "Gomarin e Shrekut".
Rezultati ka qenë befasues, ku gomari kryeson me një avantazh të thellë ndaj "Lalit".
Nga 10 mijë persona që kanë marrë pjesë në sondazh, 82% kanë votuar për gomarin, ndërsa vetëm 18 % për "Lalin".
Kjo tregon edhe njëherë se Veliaj ka rritur pakënaqësinë tek qytetarët e Tiranës.
Të presim e të shohim nëse qytetarët e Tiranës do ta përkthejnë pakënaqësinë në votë.