TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja Rudina Hajdari, ka bërë një sërë deklaratash mbrëmjen e sotme, përballë analistëve në emisionin "Open". Por, një prej deklaratave të saj ka shkaktuar mjaft habi.
Ajo u pyet nga gazetarja Anila Basha, lidhur me mundësinë e dialogut mes palëve dhe një tryeze dialogu. Hajdari u shpreh se po i fton palët në tryezën e dialogut.
“Po sigurisht që do ketë edhe një vend për mua, sepse unë po i ftoj ata të ulen për dialog. Ata nuk duan të ulen, unë po i ftoj”, tha Rudina Hajdari.
Pra, Rudina Hajdari, ka marrë përsipër të pajtojë palët politike, duke i ulur ata në tryezë, madje duke u ulur bashkë me ta në këtë tryezë. Nuk dihet a do ja dalë Hajdari të arrijë një gjë të tillë, por ambicia e saj duket se ka arritur në "stratosferë".
/TPZ.al/