TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që transmetohej Festivali i Këngës, Olti Curri ka bërë një deklaratë thumbuese në profilin e tij në Instagram.
Ai shprehej se në një festival që organizohet nga televizioni shtetëror, nuk duhet të marrësh kohë televizive për të kënduar.
Publiku sipas Oltit është njoftuar se do të dëgjojë një garë këngëtarësh dhe jo karaoke private.
Olti nuk përmend asnjë emër, por me siguri i referohet performancës së Alketa Vejsiut, e cila e hapi festivalin me një këngë të Vaçe Zelës, ndërkohë që këndoi dhe këngën e Nexhmije Pagarushës.
“Nuk është nevoja të marrësh kohë televizive në një festival që organizohet nga televizioni shtetëror për të hequr fiksimin për të kënduar si të të vijë…ka edhe metoda me ekonomike dhe me pak bezdisese per veshin e publikut qe eshte njoftuar se do te degjoje gare kengetaresh jo karaoke private,”-shkruan Olti Curri.