AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 19:04

74-vjeçarja indiane bëhet nënë për herë të parë, lind dy vajza binjake

Mangayamma dhe bashkëshorti i saj ishin martuar që prej vitit 1962 dhe nuk kishin mundur të kishin një fëmijë. Të dy dëshironin të bëheshin prindër por sado ishin kuruar nuk ja kishin dalë, derisa një ditë 74-vjeçarja kishte dëgjuar një fqinje e cila kishte mbetur shtazënë me fekondim in vitro, në moshën 55-vjeçare.

Prandaj menjëherë Mangayamma Yaramati ju drejtua një grupi doktorësh të cilët e ndihmuan të mbetej shtatzënë.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjenjën që kam. Këto foshnje më kompletojnë. Tani, asnjë nuk mund të më quajë infertile”, tha ajo.

Por pas lindjes me operacion cezarian gruaja 74-vjeçarja pësoi një goditje në tru dhe po kurohet.