AKTUALITET, 1 Maj 2019, 16:57

Morena Taraku harron miliarderin iranian, shfaqet në krahët e një mashkulli tjetër


Morena Taraku prej disa ditësh është larguar drejt Holandës, për të nisur projekte të reja muzikore.

Regjistrimet kanë nisur në studio, teksa Morena ka njoftuar se po punon për një këngë të re me një reper holandez me origjinë arabe, ish-boksieri, Jalal Oba.

Në profilin zyrtar në Instagram nga ish-boksieri janë publikuar shpesh foto të këngëtares shqiptare, madje ai ka publikuar edhe video nga makina duke interpretuar pjesë nga kënga e tyre me titull: “Montana” që pritet të publikohet së shpejti.

Të dy janë shfaqur pranë njeri-tjetrit shpesh kohët e fundit dhe mendohet se kjo do të jetë një tjetër histori dashurie e Morenës.