AKTUALITET, 1 Maj 2019, 16:28

Thyhet tabuja në teatër, Kumbaro prezanton puthjen e parë homoseksuale në skenë


Në skenën e Art’Trubina regjisori Arben Kumbaro ka sjellë në shfaqje e cila do hapë shumë debate. “Një vepër tejet mbresëlënëse, plot imagjinatë dhe intelekt, një shembull gjigand i asaj se çfarë mund të bëjë teatri kur shfrytëzohet deri në fund të potencialit të tij“, e quan Clifford A. Ridley.

Këtë shfaqe publiku arriti ta shijonte fundjavën e shkuar, e cila do të vihet në skenë dhe në datat 2-3-4-5. Por ku qëndron “problemi” me veprën “Engjëjt e Amerikës”?

Që në prezantimin e shfaqes dhe kur publiku ftohet për ta ndjekur, teatri në njoftimet e tij shkruan se ka përmbajtje eksplicide dhe publiku pranohet vetëm mbi 16 vjeç.

Teatri Kombëtar ka publikuar disa foto të puthjeve homoseksuale në skenë, dhe menjëherë kanë filluar komentet në rrjetet sociale. Shumë janë kundër kësaj shfaqje, pasi thonë se është herët që të luhet në Tiranë.