AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 12:17

Morën pjesë në protestën e opozitës, policia procedon 8 persona/ FOTO+EMRAT

Policia e Shtetit ka proceduar 8 persona të cilët morën pjesë në protestën e opozitës ditën e djeshme para Kuvendit.

Sipas policisë ata akuzohen për veprime të kundraligjshme dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 274 të Kodit Penal, si më poshtë:

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;

– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;

– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;

– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;

– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;

– B.P., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;

– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.