AKTUALITET, 8 Maj 2019, 17:46

Thaçi, pas takimit me Ramën: Biseduam për korrigjimin e kufijve

Thaçi, pas takimit me Ramën: Biseduam për korrigjimin e kufijve


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan se sapo ka përfunduar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka ndarë sipas tij, nevojën për korrigjimin e kufijve.

Pavarësisht se kjo tezë nuk gjeti mbështetje në samitin e Berlinit dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pranoi publikisht hedhjen poshtë të saj, Presidenti i Kosovës e risjell sërish atë për opinionin publik.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook.