AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 19:44

Mogherini: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Mogherini: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe

Përfaqësuesja e lartë e BE, Federika Mogherini është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa inkurajon dhe pret që vendet anëtare të marrin vendimin e duhur. Në një prononcim për mediat para një takimi me këshillin e jashtëm të BE, përfaqësuesja e lartë u shpreh se kur ka progres kjo gjë duhet njohur dhe vlerësuar.

Ne rekomandojmë si komision që të happen negociatat si me Shkupin ashtu edhe me Tiranën. Ky është një proces i bazuar mbi meritën, duhet të jetë bazuar mbi meritën. Që do të thotë kur ka progres dicka e tillë duhet njohur dhe inkurajuar. Shpresoj dhe pres për vendet anëtare të marrin vendimin e duhur. Më lejoni të them se shoh progres në Ballkan, që është impresionues”, u shpreh Mogherini.