AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 19:21

Pas rënies drastike në peshë, Anxhela Peristeri del me rroba banjo, mahniten fansat

Për muaj të tërë, Anxhela Peristeri këngëtarja e mirënjohur iu nënshtrua një regjimi strikt ushqimor dhe çdo ditë stërvitje në palestër, që solli si rezultat rënien drastike nga pesha.

Së fundmi Anxhela ka postuar një foto nga pushimet ku shfaqet me rroba banjo dhe me kilogramë më pak. Këngëtarja duket shumë elegante teksa ka marrë qindra komplimenta nga fansat që kanë mbetur të mahnitur nga ky transformim i saj.