AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 19:01

Milionat e eurove në “Toyota”, flet Lubonja: Kam frikë se pas tyre fshihet shteti

Milionat e eurove në “Toyota”, flet Lubonja: Kam frikë se

Në lidhje me kapjen e 3.4 milionë brenda mjetit Toyota Yaris ka dhënë medimin e tij Fatos Lubonja.  Në “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Lubonja u shpreh se nuk ka mundësi se si shteti të mos ketë qenë në dijeni për këtë.

“Kam frikë se kemi të bëjnë me shtetin vetë më duket mua, në shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve dhe këtyre skandaleve, pra më shumë mund të thuhet që kemi një mafie që ka shtetit e vet në këtë rast. Këto banda janë mënyra jonë e mbijetesë, këto banda kriminale, këto para që kanë ardhur me këtë makinë, padyshim janë para droge dhe i kanë pasur një lloj rrugë të garantuar, që fillon që tek polica e me radhë.

Basha e ka ditur këtë vjen për shkak se këto vijnë nga shërbime të jashtë, dhe kjo ndoshta ka bërë që ata t’i japin ndonjë informacion Bashës, po nëse Basha e bëri mirë e bëri kështu apo jo kjo është çështje tjetër. PD duhet ta japë provën të saktë përndryshe mbetet që bëhet për qëllime politike. Unë mendoj se për qëllime politike bëhet.”, tha Lubonja.

Ai shtoi më tej se se ne jetojmë si peshqit në këtë ekonomi kriminale.

“Si nuk dika një kryetar Bashkie se nga vijnë këto para. Si nuk e dikan nga u bëka gjithë kjo ekonomi kriminale, si u ngrikan këto kulla? Këtu nuk ka dëshirë për ta zbuluar këtë, prandaj ka një bashkëjetesë me krimin. Këtu mafia ka shtetin e vet. Erdhi nga Kolumbia më përpara 600 e ca kg kokainë, atij tjetrit i fluturojnë nga makina 800 mijë euro, tani del e kjo. Ne jetojmë si peshqit në këtë ekonomi kriminale. Këtu ato peshqit e mëdhenj e mbajnë këtë ujë të pisët se vetëm ashtu mund të mbijetojnë. Prokuroria duhet të hapë hetim menjëherë. Këtu shoh që nuk ka dëshirë as për bashkëpunim,” tha Lubonja.