TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatori i njohur, Bledi Strakosha infektohet me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet gazetari përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Teksa tregon se sot ka rezultuar pozitivë, ai i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes nga virusi.
“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët.”- ka shkruar Strakosha.
Kujtojmë se ditën e sotme deklaroi se ishte prekur nga koroanvirusi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni, Eljo Hyska dhe Enver Roshi.