TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hoxha i Xhamisë së Sahatit në lagjen “Çelipias” në Berat ka rezultuar pozitivë me Covid-19.
Hoxha i identifikuar me inicialet A.Ç, 42 vjeç, mësohet se është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej dy ditësh është karantinuar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas mjekëve të Spitalit të Beratit, Hoxha A.Ç ka edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë komplikuar situatën e tij shëndetësore.
Rasti i tij ka alarmuar xhaminë ku ai predikonte çdo pasdite dhe të gjithë besimtarët muslimanë që faleshin në këtë institucion të besimit fetar.
Pasi u konfirmua rasti i tij, i gjithë ambienti i Xhamisë së Sahatit u dezinfektua.
Gjithashtu ka dalë pozitivë një mjek në qendrën shëndetësore në lagjen “Donika Kastrioti” ku disa ditë më parë rezultoi pozitive një infermiere.
Mësohet se gjendja shëndetësore e mjekut është e mirë, pasi nuk ka shenja të sëmundjes dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim.
Të infektuarit janë karantinuar familjarisht dhe familjarët e tyre janë në pritje të përgjigjes së tamponit që ju është bërë dje.
/Fax News