AKTUALITET, 28 Korrik 2020, 19:09

Koronavirusi në Kosovë, mbi 400 pacientë të shtruar në spital

Koronavirusi në Kosovë, mbi 400 pacientë të shtruar në


Mbi 400 pacientë, të infektuar me koronavirus, janë aktualisht të shtruar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se, në total, numri i të hospitalizuarve është 608, por prej tyre 414 pacientë janë të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, 24 prej tyre janë vënë në respiratorë, ndërsa 23 në makinat e frymëmarrjes, të njohura si CPAP. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Ditën e sotme 239 raste janë identifikuar me COVID-19.