TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku Fahri Beqja, në një lidhje në Skype nga Gjermania për Ora News, shprehet se, në të shumtën e rasteve, me shërimin nga COVID-19 rigjenerohen dhe komplikacioneve të tjera.
Por disa pacientë mund të kenë dhe nevojën për t'u mbajtur me pajisje oksigjeni edhe pasi të kurohen.
Beqja: Në Gjermani nuk lejohet më shumë se dy persona në rrugë pavarësisht se janë të së njëjtës familje. Landi i Bayern, Saland që bëjnë ndalesë qarkullimi përveç lëvizjeve shumë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme pasi personat që testojnë pozitiv në fillim mund të izolohen dhe të ndërpritet zinxhiri i infektimit. Ka rol në trajtimin e hershëm për të parandaluar një komplikacion me një sëmundje tjetër.
Deri tani nuk kemi as terapi e as vaksinë të COVID-19, oksigjen dhe terapi të simptomave, të gjithë vaksinat që po shpërndahen në të gjithë botën nuk janë zyrtare. Janë për sëmundje të tjera por që kanë pasur dhe ndikim te ky virus. Siç është rasti me Cloroquinen dhe Azotrimicinën. Në një stad të avancuar të sëmundjes vjen deri tek paraqitja e komplikimeve edhe në veshka por edhe dëmtime të muskulit të zemrës. Por të gjitha këto komplikacioneve rigjenerohen nëse pacienti shërohet. Por. do të jenë studimet që do të vendosin nëse janë shërime të plota. Në aspektin e mushkërive mund të ketë persona që do të jenë të varur nga pajisjet e oksigjenit edhe në shtëpi.