AKTUALITET, 23 Mars 2020, 18:32

“U deshën 67 ditë për 100 mijë infeksionet e para, 4 ditë për 300 mijë”, OBSH: Pandemia është duke u përshpejtuar. OKB: Armëpushim global

“U deshën 67 ditë për 100 mijë infeksionet e para, 4

“Pandemia është duke u përshpejtuar”. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus teksa ka dhënë shifrat e përhapjes së koronavirusit. “U deshën 67 ditë për të arritur në njëqind mijë infeksionet e para, njëmbëdhjetë ditë për 200 mijë dhe katër ditë për 300 mijë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër OKB bën thirrje për një armëpushim mbarëbotëror.

“Furia e koronavirusit tregon çmendurinë e luftës. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj një armëpushim global dhe të menjëhershëm në të gjithë cepat e botës. Është koha për të ndaluar konfliktet e armatosura dhe të përqendrohemi në luftën e vërtetë të jetëve tona. Palëve në luftë iu them: tërhiquni nga armiqësitë”.

Ky është mesazhi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. “Të mos harrojmë se në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shembur”, shtoi ai.