AKTUALITET, 23 Mars 2020, 18:19

Bilanc tragjik sot në Itali, 601 viktima në 24 orët e fundit. Shkon në 6077 numri i të vdekurve


Italia merr një tjetër goditje të fortë nga pandamia që mban emrin COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 601 persona, 48 persona më pak se dje. Ndërsa ditën e shtunë numri i viktimave ishte 793 ne 24 ore.

Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6.077. Të dhënat e reja i bëri me dije kreu i emergjencave civile në konferencën e përditshme për shtyp, Angelo Borrelli.

Këto shifra të larta që po shënohen çdo ditë  kanë  bërë që italia  t’ia kalojë edhe Kinës për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.