TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria ka hartuar aktin normativ për të burgosurit që do të qendrojnë në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, si një leje e veçantë, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Sipas këtij akti do të përfitojnë të dënuarit që vuajnë nga sëmundje kronike.
“Sëmundje kronike e rrezikshme për jetën”, një sëmundje kronike, nga e cila vuan një i dënuar dhe që, e shoqëruar me ndikimin që infeksioni i shkaktuar nga COVID-19 mund të këtë mbi organizmin e të dënuarit, në rast se infektohet, mund të sjellë dëmtimin e rëndë të shëndetit ose humbjen e jetës të të dënuarit”.
Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë:
I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ:
I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;
iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;
Nuk përfitojnë leje të veçantë për qëndrim në shtëpi, personat e dënuar për:
a) krime kundër njerëzimit,
b) krime kundër jetës, të kryera me dashje
c) veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit
ç)krime seksuale
d) vepra penale kundër lirisë së personit
dh) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes
e) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
ë) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues,
f) vepra me qëllime terroriste
g) krime kundër autoritetit të shtetit,
gj) vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale,
Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i dënuari, i cili, pavarësisht se nuk është dënuar për një nga veprat penale të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, është në kushtet e mëposhtme