AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 09:45

Çështja Kosovë-Serbi/ Hoti do të takohet sot me zyrtarë të Bashkimit Evropian

Çështja Kosovë-Serbi/ Hoti do të takohet sot me


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të qëndrojë ditën e sotme për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Hoti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, euro-deputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ky takim vjen menjëherë pas takimit që i Hoti pati po në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se beson që deri në fund të këtij viti do të ketë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.