SPORT, 10 Mars 2018, 10:30

Mjafton vetëm Arsenali, Milani mendon largimin e Gatuzos

Mjafton vetëm Arsenali, Milani mendon largimin e Gatuzos

Humbja përballë Arsenalit duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Milanit, të cilët mund të kenë humbur besimin te trajneri Gatuzo. Sipas asaj që raporton media italiane “Corriere del Mezzogiorno”, Milani po bëhet gati për merkato, por këtë herë po mendon për një përforcim në stol.

Emri i parë në listën e Milanit, është trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, për të cilin, Milani është i gatshëm të paguajë rreth 3.6 milion euro në sezon. Kjo tratativë duket mjaft e vështirë, pasi interes për Sarrin ka shfaqur edhe Çelsi, por që Napoli vendosi të rinovonte kontratën e tij.

Ecuria e Gatuzos me Milanin është pozitive deri në këtë moment, megjithëse po mendohet për largimin e tij. Nën drejtimin e italianit, Milani kishte 13 ndeshje pa humbje, duke rikthyer ëndërrën europiane te kuqezinjtë.