SPORT, 10 Mars 2018, 10:29

Roma “blindon” vendin e tretë

Roma  “blindon” vendin e tretë

Roma fiton ndeshjen e javës së 28-të të Serisë A. Verdhekuqtë kanë mposhtur Torinon 3-0 në “Olimpiko

Manolas, De Rossi dhe Pellegrini ishin autorët e golave, të tre në pjesën e dytë. Fraksioni i parë i takimit përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa Torino kishte rastin më të mirë për shënim me Iago Falque, por ishte portieri Alisson që shpëtoi portën e kryeqytetasve.

Me këtë fitore, Roma vazhdon të mbajë të “mbërthyer” vendin e tretë në renditjen e Serisë A me 56 pikë, 4 më shumë se Lazio e vendit të 4-t.

Roma-Torino 3-0

Shënues: Manolas 56’, De Rossi 73’, Pellegrini 93’

https://www.youtube.com/watch?v=Yzw3Qt5J4BQ