TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit, të cilët dyshohen se do të kryenin një vrasje. Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç janë paraqitur sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se, para trupës gjykuese ata janë shprehur se mitralozin e gjetën në rrugë dhe po shkonin ta dorëzonin.
Ndërsa armët e tjera Uran Zyka ka deklaruar se ishin të tijat dhe se shokët nuk kishin dijeni për to.
Këta të fundit u arrestuan gjatë një operacioni të policisë dy ditë më parë. Në momentin kur janë ndaluar nga policia ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “BMË” që drejtohej nga Mustafa. Ata kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e policisë por janë bllokuar nga shërbimet e tjera të uniformave blu.
Në makinë u gjetën tri pistoleta me fishekë në fole, një mitraloz me fishekë në fole dhe gati për qitje, municion luftarak, dy laptopë, n♪ntë telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.